Shumë titullarë në stol dhe shumë rezerva në fushë. Kështu ka vendosur Tito Vilanova, i cili për ndeshjen e sotme në Champions League ka vendosur të lerë pushim disa prej titullarëve duke parë që katalanasit e kanë siguruar tashmë vendin e parë në Grupin G.
Përveç faktit nëse Benfica do të arrijë të kualifikohet më tej në Chzampions League, ajo që pritet me kureshtje nga tifozët e futbollit në mbarë botën është rekordi i golave në një vit kalendarik. A do të arrijë Lionel Messi të thyejë rekordin e legjendës gjermane Gerd Muller, i cili 40 vjet më parë shënonte 85 gola në një vit kalendarik? Kjo është pyetja e ditës në futboll.
Kujtojmë që aktualisht “Pleshti” ka kapur shifrën e 84 golashe dhe është vetëm një hap larg historisë…