Stresi rivalizon Vali Corleonen në nxënien e femrave VIP! (Foto)

Djali nga Gjilani, Vali Corleone tashmë ka një rival në nxënien e femrave VIP. Në një emisioni Vali kishte deklaruar se bënë seks pothuajse me të gjithë VIP-at e estradës, por si duket tani duhet te jetë me i kujdesshëm se ka dhe një rival ne Shqipëri, i cili ‘rrotullon’ VIP-at për një natë. Reperi tropojan, Arkimed Lushaj, i njohur me mirë me emrin artistik të tij Stresi, siç është bërë e ditur, para pak kohesh është liruar nga burgu për armëmbajtje. Është një djalë qe nuk mund të rri dot i mbyllur, por në këtë rast i është dashur t’i adaptohet ambientit e burgut. Është krenar për veten dhe familjen, dhe mban armë pasi nuk ka qejf te poshtërohet nga askush. Jo se vetëm u lirua na burgu, por Stresi momentalisht është edhe një person i lire si zogu, sa i përket dashurisë. Është përfolur shumë për historinë e tij me Enxhi Kamenicen, por tani thotë nuk është i lidhur me askënd. Mirëpo kjo nuk do te thotë qe është edhe pa seks: ‘Për momentin nuk po përjetoj ndonjë lidhje dhe ndihem shumë mirë në ketë situatë. Por kam rreth gjashte personazhe publike vetëm për ‘one night stand’, ka shpjeguar Stresi për një gazete, statusin e tij të tashëm prej një ‘Casanove’ shqiptare. Dhe, na u kujtua ‘Casanova’ tjetër, Vali Corleone, i cili deklaroi se bën seks me gjithë VIP-at e estradës, por si duket tani duhet te jetë me i kujdesshëm se ka dhe një rival, i cili ‘rrotullon’ VIP-at për një natë, dhe qe për çdo rast mban edhe një armë me vete.